Qarku Elbasan shtrihet në zonën qëndrore të Shqipërisë. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3292 km katrorë dhe një popullsi prej 448 362 banorësh. Në përberje të tij janë katër rrethe, Elbasan, që është edhe qendra e këtij qarku, rrethi Librazhd, rrethi Peqin dhe rrethi Gramsh. Administrativisht, qarku ka 7 bashki, 43 njësi administrative dhe 386 fshatra.
5
Spitale në të gjithë bashkitë e qarkut Elbasan
4
Poliklinika në të gjithë bashkitë e qarkut Elbasan
2
Urgjenca ditore në të gjithë bashkitë e qarkut Elbasan
51
Qendra shëndetësore në të gjithë bashkitë e qarkut Elbasan
118
Pika ambulatore në të gjithë bashkitë e qarkut Elbasan

Kjo hartë është përgatitur në kuadër të projektit “Hartimi i Hartës së Sigurisë Shëndetësore në qarkun e Elbasanit – Përmirësimi i Aksesit dhe Transparencës në Kujdesin Shëndetësor” zbatuar nga shoqata “Per Nje Shqiperi te Shendeteshme”, në kuadër të skemës së nëngranteve të projektit “Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjeshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga shoqata Together for Life, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qendresa Qytetare dhe DCE. Përgjegjësia për përmbajtjen i takon vetëm FHA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, TFL-së apo partnerëve të projektit.
